E Diel, 1 Nëntor 2026

Peleshi: Bashkëpunimi me WFD, vlerë e shtuar në procesin e modernizimit të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka zhvilluar këtë të premte (27 mars) një takime drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD), me Anthony Smith pak para nisjes së tryezës së diskutimit mbi forcimin e qeverisjes demokratike dhe proceset e ndryshimit transformues.

Me një postim në rrjetin social Facebook, Peleshi bën me dije se gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i frytshëm mes Kuvendit dhe WFD, duke e konsideruar atë një vlerë të shtuar në procesin e modernizimit të institucionit parlamentar. Diskutimet u fokusuan gjithashtu edhe në rritjen e cilësisë së ligjbërjes, efektivitetin e mbikëqyrjes parlamentare, si dhe në kontributin e mundshëm për avancimin e reformave transformuese dhe demokratizuese në Shqipëri.

“Ndihma dhe bashkëpunimi me WFD është një vlerë e shtuar në procesin e modernizimit të Kuvendit të Shqipërisë, rritjen e cilësisë së ligjbërjes, efektivitetin e mbikëqyrjes parlamentare dhe kontributin në avancimin e reformave transformuese e demokratizuese”, shkruan Peleshi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›