E Diel, 1 Nëntor 2026

Peleshi: Ndarje e përvojave me Moldavinë në rrugëtimin drejt BE-së

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi një takim me kryetarin e parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në kuadër të angazhimeve të tij në Kopenhagë (Danimarkë).

Peleshi theksoi në një postim në rrjetet sociale se, shkëmbimet parlamentare dhe bashkëpunimi mes dy vendeve mbeten thelbësore për avancimin drejt Bashkimit Europian dhe për ndarjen e përvojave në këtë rrugëtim.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe mbledhja e ardhshme e Komitetit të Ministrave në Kishinau, ku Moldavia, si vend kryesues, do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, theksoi Peleshi.

1 nga 6

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›