E Hënë, 2 Nëntor 2026

Peleshi: Projekti i gazifikimit në Korçë, hap i rëndësishëm drejt zhvillimit energjetik

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, si dhe me drejtorin ekzekutiv për Ballkanin të Kompanisë Shtetërore të Naftës, Murad Heydarov.

Gjatë takimit u diskutua mbi avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat politike, ekonomike dhe tregtare, si dhe mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve.

Palët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të tyre në sektorë strategjikë, veçanërisht në energjetikë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektit të gazifikimit në qytetin e Korçës, i konsideruar si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm energjetik dhe nxitjes së rritjes ekonomike në rajon.

1 nga 4

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›