E Diel, 1 Nëntor 2026

Peleshi me përfaqësues të Komisionit të Venecias: Mirëpresim opinionin për ligjin e financimit të partive politike

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në takim përfaqësues të Komisionit të Venecias, në kuadër të përgatitjes së opinionit për projektligjin mbi financimin e partive politike, pjesë e reformës zgjedhore. Peleshi vlerësoi se “Komisioni i Venecias mbetet një partner i çmuar dhe i besueshëm i Kuvendit, ndërsa Shqipëria vlerësohet për zbatimin me korrektësi të rekomandimeve dhe opinioneve të tij”. “Kuvendi mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për hartimin e një ligji që garanton transparencë, integritet në financimin politik, barazi në konkurrencën elektorale dhe forcim të mekanizmave të kontrollit financiar, mbi parimet e proporcionalitetit, mosdiskriminimit dhe sigurisë juridike”, u shpreh Peleshi. Sipas tij, synimi është miratimi i këtij ligji me konsensus të gjerë politik, mes mazhorancës dhe opozitës. 1 nga 7

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›