Pelikani Kaçurrel po rimëkëmbet në Prespën e Madhe

Pas disa vitesh të vështira për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve, kolonitë e Pelikanit Kaçurrel (Pelecanus crispus) në Liqenin e Prespës së Madhe po shfaqin shenja të qarta rimëkëmbjeje.
Ky zhvillim është një sinjal pozitiv për ekosistemin dhe përpjekjet për ruajtjen e një prej shpendëve më ikonikë të Europës.
Pelikani Kaçurrel, i njohur për madhësinë mbresëlënëse dhe pendët e bardha me reflektime argjendi, është një nga speciet më të mëdha të shpendëve fluturues në kontinent dhe njëkohësisht një ndër më të rrezikuarit.

Prespa mbetet një nga habitatet më të rëndësishme për këtë specie, jo vetëm në Ballkan, por në të gjithë Europën.
Ekspertët e biodiversitetit dhe organizatat mjedisore që monitorojnë kolonitë raportojnë rritje të numrit të specieve dhe përmirësim të kushteve të folezimit.

Kjo është pasojë e punës së përbashkët midis institucioneve, vullnetarëve dhe banorëve të zonës që kanë kontribuar në mbrojtjen e lagunave dhe ndalimin e shqetësimeve gjatë periudhës së shumimit.
Pelikani Kaçurrel është më shumë se një simbol, është një dëshmi e gjallë e pasurisë natyrore të Prespës.