E Diel, 1 Nëntor 2026

Pellumbi Nano smepelqen per President

Te tjera rreth shkrimit Malaj Eshte ende heret te diskutohet TIRANE- Profesori socialist Servet Pellumbi ka festuar dje 75 vjetorin e lindjes bashke me te gjithe drejtuesit socialiste te mbledhur ne nje nga ambientet prane selise se PS. Ka qene Kryetari i PS Edi Rama ai qe i ka dhuruar tufen me lule ne kete feste ku merrnin pjese shume miq dhe te aferm te familjes politike dhe biologjike te Profesorit.

Teksa si ne cdo ditelindje Pellumbi do te priste torten ne te cilen shkruhej Gezuar ditelindjen Profesor vete ai u shpreh se i falenderon te gjithe kryetarin e PS Kryesine e PS per kete feste te shkelqyer ne kete 75 vjetor te ditelindjes se tij. Uroj me gjithe zemer fitoren e PS ne zgjedhjet e ardhshme. E kam uruar gjithmone fitoren e PS dhe do ta bej gjithmone sa te kem jete ka qene urimi i Pellumbit ne momentin kur ka ngritur dhe dolline me bashkekontribuesit socialiste.
Por ne momentin qe eshte shkeputur per te pershendetur te gjithe ata qe kishin ardhur per ta uruar nuk i ka shpetuar syrit te medias e cila eshte interesuar per qendrimin e profesorit te socialisteve per situaten politike dhe per deklarimin e kandidimit te ish-kryetarit te PS Nano per President.

Do te deshiroja qe PS te kontribuonte edhe me shume ne ate qe i mungon me teper shoqerise shqiptare. Dialogu bashkepunimi mirekuptimi konvertimi ne nje filozofi politike kombetare sepse realisht kemi shume potenciale kemi shume njerez te mire. Gjithnje ka gjera per te permiresuar edhe une qe jam 75 vjec mendoj se kam gjera per te permiresuar jo me PS qe eshte nje force e re politike tha Pellumbi per mediat.

Njeheresh nuk ka munguar te shprehet ne menyre te terthorte per mediat dhe ne lidhje me ambicien e ish-kryetarit socialist Nano per te kandiduar per postin e kreut te shtetit. Pyetjes se si e konsideronte deklarimin e kandidatures per President nga ish-kreu socialist Nano profesori i PS Pellumbi i eshte pergjigjur se Ajo eshte nje deshire e tij po te them te drejten ata qe vetekandidojne nuk i kam shume qejf.

Nderkohe qe kane pershendetur ne ditelindjen e tij ish-presidentet Meidani dhe Moisiu ish-kryetari i Kuvendit Dokle dhe ish-ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj te cilet e kane vleresuar figuren e Pellumbit si nje nder kontributoret me te medhenj ne politiken shqiptare. Servet Pellumbi njihet si nje prej figurave qe ka luajtur rol kryesor ne zhvillimet politike te vendit qe prej fillimeve te tranzicionit.

Ai ka patur nje karriere te gjate politike ne PS dhe Kuvend. Pellumbi eshte jo vetem politikan e intelektual i njohur me kontribute brenda vendit dhe pertej tij por njeheresh eshte dhe nje nga filozofet me te mire te plejades se tij nje gur themeli i historise se mendimit filozofik dhe sociologjik shqiptar. Ai eshte dekoruar nga Presidenti me urdhrin Gjergj Kastriot Skenderbeu.
Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›