E Martë, 3 Nëntor 2026

Për herë të parë, Aurela Hoxha publikon foto me partnerin

Modelja Aurela Hoxha është mjeshtre për të mbajtur në privatësi të plotë jetën e saj private. Ajo e bëri këtë fare mirë, kur surprizoi ndjekësit me ardhjen në jetë të fëmijës së parë e gjithashtu edhe me fëmijën e dytë.

Kështu ka bërë edhe me partnerin e saj i cili nuk u bë asnjëherë fytyrë publike.

Por së fundmi modelja ka “lëshuar dorën” dhe me rastin e ditëlindjes së djalit ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të partnerit. Por edhe këtë herë ajo është siguruar që identiteti i tij të mos zbulohet.

“Te dua! Edhe 100 vite fryma ime, kuptimi i jetes sime je ti”, është urimi i Aurelës pë djalin e saj, Alaron./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›