Përballje “Titanësh” në Champions League/ Nis fort sezoni i ri, “dridhen” të mëdhenjtë

Është hedhur mbrëmjen e sotme në Monako shorti i Champions League, i cili ka përcaktuar kalendarin e sfidave për skuadrat pjesëmarrëse më të rëndësishme të kontinentit.
Ajo që tërhoqi menjëherë vëmendjen janë kundërshtarët e kampionëve në fuqi të Paris Sen Zhermen. Parizienët do të përballen me Bajern Mynih, Barcelonën, Atletiko Bilbao, Totenham, Atalanta, Leverkusen, Njukasëll dhe Sporting Lisbonë.
Ndërkohë jo fort të lehta janë dhe përballjet për rekordmenët e trofeut të Champions League, Real Madrid.
Mbretërorët do të luajnë përballë skuadrave si Mançester Citi, Liverpul dhe Juventus.
Ndërsa finalistët e sezonit të shkuar të Champions League, Interi i Milanos do të luajë përballë Liverpul, Dortmund dhe Arsenal.
Faza e ligës nis në 16 shtator 2025 dhe mbyllet më 28 janar 2026. Çdo skuadër do të luajë 8 takime me kundërshtarë të ndryshëm, katër brenda fushe dhe katër në transfertë.
8 ekipet e para te minikampionatit kualifikohen direkt për në fazën e 1/8, ndërsa nga vendi i 9 deri në të 24 luajnë në play off.
Finalja zhvillohet në Budapest më 30 maj 2026, me UEFA-n qe ka ndryshuar orarin nga 21:00 ne 18:00. Takimet transmetohen të gjitha në Tring dhe Vizion Plus.
Kundërshtarët e Bajernit:
Chelsea
Paris
Club Brugge
Arsenal
Sporting
PSV
Union
Pafos
Kundërshtarët e Barcelonës:
PSG
Çelsi
Frankfurt
Klub Bruzh
Olimpiakos
Slavia e Pragës
Kopenhagen
Njukasëll
Kundërshtarët e Interit
Liverpul
Dortmund
Arsenal
Atletiko Madrid
Slavia Pragë
Ajaks
Kajrat Almati
St.Gallen
Kundërshtarët e Real Madrid:
Mançester Siti
Liverpul
Juventus
Benfika
Marseja
Olimpiakos
Monako
Kajrat Almati
Kundërshtarët e PSG:
Bajern
Barcelona
Atalanta
Bajern Leverkusen
Totenhem
Sportin Lisbon
Njukasëll
Atletiko Bilbao
Të gjitha sfidat:

/T.Halili/ Vizionplus.tv/