Përdorën bojë plumbi në ushqim, mbi 230 fëmijë të helmuar në një kopsht në Kinë, 6 të arrestuar

KINË- Autoritetet kineze kanë arrestuar gjashtë persona dhe kanë nisur hetime disiplinore ndaj rreth 30 të tjerëve, pasi më shumë se 230 fëmijë u helmuan nga ushqime në kopshte. Kjo pasi ka rezultuar se ushqimet ishin të ngjyrosura me bojë plumbi të gradës industriale.
Kjo ka shënuar edhe një nga incidentet më të këqija të sigurisë ushqimore në shkollat e Kinës.
Pigmenti sipas hetimeve është blerë nga kuzhinieri dhe i lejuar nga drejtori i Kopshti me qëllim që të kishte ngjyrosje ushqimi që shërbehej, edhe pse në paketime ishte e sqaruar se nuk ishte për konsum.
Në një pigment rezultoi se kishte nivele plumbi 400,000 herë më të larta se limiti i sigurt ligjor.
/abcnews.al/