E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier, nuk ka të lënduar

Një apartament në katin e shtatë të një pallati,  është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “29 Nëntori” në Fier.

Fqinjët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Burimet paraprake bëjnë me dije se pronarët e shtëpisë ishin larguar 30 minuta para se të binte zjarri.

Nuk raportohet për persona të lënduar.

Rruga e ngushtë ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›