E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët apartamenti në Lezhë, banorët dalin nga pallati

Një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit P.Gj.

Gazetari i Vizion Plus, Altin Mema raporton se nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Siç shihet në pamje, banorët kanë dalë nga shtëpitë e tyre në panik.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›