E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët banesa e të moshuarës në Maliq

Një banesë në fshatin Strelcë të bashkisë Maliq është përfshirë nga flakët sot. Fatmirësisht, në momentin e rënies së zjarrit, e moshuara që jetonte aty nuk ndodhej në banesë.

Sipas informacionit paraprak të repartit zjarrfikës të Maliqit, shkak i mundshëm i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›