E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, shkak dyshohet oxhaku i papastruar

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen numër 3 të qytetit të Pogradecit.

Sipas të dhënave paraprake flakët kanë nisur nga oxhaku i banesës private.

Menjëherë në zonë kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësit të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale. Ndërsa shkak dyshohet oxhaku i papastruar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›