E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët kamioni në Lezhë, banorët në panik, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një kamion është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjte brenda fabrikës së tullave në fshatin Grykë Zezë të Lezhës. Sipas raportimeve nga terreni, zjarri ka shkaktuar panik në zonë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës është arritur të shuhet në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në objektet e tjera përreth.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›