E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët makina në Fier, detajet e para

Një automjet është përfshirë nga flakët në Fier. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë.

Në vendngjarje ka shkuar një mjet zjarrfikës që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, teksa pritet edhe një informacion zyrtar nga policia. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›