E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët një automjet në Korçë

Një mjet përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Sipas të dhënave, mjeti tip benz është djegur plotësisht brenda tij.

Policia po heton në dy pista, duke mos përjashtuar zjarrvënien e qëllimshme, po ashtu edhe shkaqet aksidentale. Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkakun e rënies së zjarrit.

Ngjarja u rregjistrua rreth orës 2 të mëngjesit, ku pas njoftimit, zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit. Dëmet në mjetin tip benz janë të konsiderueshme ndërsa është dëmtuar edhe një pjesë e vogël e një mjeti tjetër që ndodhej parkuar afër tij./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›