Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, zjarrfikësja në vendngjarje. Evakuohen familjarët

Një banesë është përfshirë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Guras në Pogradec.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Familjarët janë evakuuar, ndërsa shkak dyshohet se është bërë soba e druve.
/abcnews.al/