Përfundoi në koma pasi shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Velipojë, ndërron jetën Arjan Kraja

Ka ndërruar jetën Arjan Kraja, heroi që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Velipojë. Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit të mrekullueshëm të fëmijëve.
Sipas burimeve, i ndjeri ishte punonjës i OSSH, ku dhe këtë të fundit kanë dalë më një njoftim të hidhur.
“Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes #OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.
Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.”, thuhet në njoftim.