E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfundon “Foltorja” e opozitës/ Berisha mbledh dhjetëra protestues në shesh: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka mbyllur protestën e radhës e organizuar këtë të hënë, që përkon me ditën e Rinisë. 

Në fjalën e tij, Berisha i ka bërë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestave të fuqishme që pritet të nisë opozita për rrëzimin e qeverisë. 

“Sot shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD, parti e themeluar nga studentët e dhjetorit, parti e idealeve të dhjetorit. 

Edi Rama vjen në këtë dhjetor armik i egër i çështjes kombëtare, armiku më i egër i rinisë shqiptare, përzuri 70% të të rinjve nga vendi. 

Tani pasi është kapur vjedhës i dhjetëra milionëve, përpiqet të mbrojë vjedhjen e ministrave të tij. Ju ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme”, tha Berisha. 

 Sali Berisha: Sot shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD, parti e themeluar nga studentët e dhjetorit, parti e idealeve të dhjetorit. 

Edi Rama vjen në këtë dhjetor armik i egër i çështjes kombëtare, armiku më i egër i rinisë shqiptare, përzuri 70% të të rinjve nga vendi. 

Tani pasi është kapur vjedhës i dhjetëra milionëve, përpiqet të mbrojë vjedhjen e ministrave të tij. Ju ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›