E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, miratohet lista e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare

Në drejtimin e Kryetarit Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi i listës së anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe miratimi i listës së anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit. 

Në lidhje me dy pikat e rendit të ditës, ishin depozituar propozime edhe nga tre grupet parlamentare të opozitës. 

Çështja i kaloi për miratim seancës plenare së bashku me propozimet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të cilat u bënë me dije në mbledhjen e mëparshme. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›