E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

Pas disa ditësh bojkot, studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë i rikthehen procesit mësimor, sot, e hënë.

Vendimi për rifillimin e mësimit vjen pas qetësimit të situatës së krijuar ditët e fundit, veçanërisht sa i përket incidenteve të dhunës. Përmes një njoftimi drejtuar studentëve, është bërë me dije se mësimi do të vijojë normalisht për të gjithë.

Në vendimin për ndërprerjen e bojkotit është marrë parasysh edhe fakti se protesta nuk është mbështetur nga të gjithë studentët, pasi një pjesë e tyre kanë vijuar të frekuentojnë auditorët edhe gjatë ditëve të bojkotit.

Kështu, pas disa ditësh tensione dhe ndërprerjeje të pjesshme të procesit mësimor, Universiteti i Korçës rikthehet në normalitet duke nisur nga kjo e hënë.

Reklamë

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›