E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon mbledhja e qeverisë/ Dita e dytë e takimit në Pogradec, ministrat prezantuan punën dhe prioritetet

Ka përfunduar në Pogradec dita e dytë e mbledhjes së qeverisë, e cila është përqendruar te analiza e punës së administratës shtetërore dhe objektivat për vijimin e mandatit qeverisës.

Gazetari i ABC News, Andon Kello, tha se një nga shqetësimet kryesore të kryeministrit Edi Rama mbetet performanca e administratës dhe drejtuesve të institucioneve.

“Shqetësimi i kryeministrit mbetet administrata shtetërore. Drejtorët që nuk kanë arritur objektivat e duhura do të duhet të japin dorëheqje”, u shpreh Kello.

Sipas tij, gjatë takimit Rama ka folur gjithashtu për modelin e ri qeverisës dhe raportin e administratës me qytetarin, duke e vendosur sërish në fokus nevojën për përmirësimin e shërbimeve dhe funksionimit të administratës.

Edhe gjatë ditës së parë të mbledhjes, administrata shtetërore ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara nga kryeministri dhe kabineti qeveritar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›