E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës/ Ja kush janë deputetët e PD dhe PS që marrin mandatin, kush ishte më i votuari

Ka përfunduar edhe numërimi i votave preferenciale të diasporës për qarkun e Tiranës. Në fund garën mes grave brenda Partisë Socialsite për të marrë mandatin e shtatë në listën e hapur mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës e ka fituar kjo e fundit.

Ndërsa atë mes burrave e fitoi Orlando Rakipi, i cili arriti t’i marrë vendin Xhemal Qefalisë.

Kujtojmë që Partia Socialiste arriti të marrë 19 mandate në qarkun e Tiranës ku 12 hyjnë nga lista e mbyllur ndërsa 7 të tjerë nga lista e hapur.

Kandidati më i votuar nga PS në listën e hapur për Tiranën ishte Blendi Gonxhja dhe pas tij Erion Braçe.

Edhe pse Rakipi dhe Qefalia ishin të dy brenda shtatëses fituese në listën e hapur, njëri-prej tyre do të duhej të mbetje jashtë parlamentit për shkak të kuotës gjinore në kodin zgjedhor, ku përfitoi Olta Xhaçka e cila mori më shumë vota se Blerina Gjylameti.

Lista e kandidatëve të PS që marrin mandatin

Edi Rama

Ogerta Manastirliu

Elisa Spiropali

Lindita Nikolla

Taulant Balla

Adea Pirdeni

Albana Koçiu

Igli Hasani

Delina Ibrahimaj

Ilva Gjuzi

Iris Luarasi

Erion Malaj

Blendi Gonxhja

Erion Braçe

Ervin Hoxha

Fatmir Xhafaj

Ornaldo Rakipi

Anila Denaj

Olta Xhaçka

Ndërkohë sa i përket kampit tjetër gjithçka u duk më e lehtë, ku në garë ishin vetëm Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, pasi PD-ASHM arritën të marrin në Tiranë vetëm një mandat në listë të hapur.

Garën mes dy demorkatëve më të votuar e fitoi Jorida Tabaku e cila i bashkohet listës së 12 kandidatëve fitues që dalin nga lista e mbyllur.

Kujtojmë që jashtë listës fituese të PD mbeten Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi, njëri kreu i PL dhe tjetri i PDIU, ku të dy garuan në listë të hapur.

Lista e kandidatëve ët PD që hyjnë në Kuvend

Sali Berisha

Flamur Noka

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Tedi Blushi

Jozefina Topalli

Fatmir Mediu

Edi Paloka

Erisa Xhixho

Mesila Doda

Klevis Balliu

Besart Xhaferi

Jorida Tabaku

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›