E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfundon numërimi në njësinë 14 në Tiranë: PS në krye me 50% të votave

Procesi i numërimit të votave për subjektet politike në njësinë 14 (Astir + Yzberisht) ka përfunduar, duke dhënë një rezultat të qartë në favor të Partisë Socialiste.

Në total, në këtë njësi votuan 18,606 zgjedhës, ndërsa 18,034 vota u shpallën të vlefshme.

Partia Socialiste ka marrë 8,987 vota, 50% të totalit të votave. Ndërkohë, Partia Demokratike ka siguruar vetëm 4,976 vota.

Diferenca mes dy partive kryesore në këtë njësi është 4,011 vota, një avantazh i ndjeshëm për PS-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›