E Premte, 6 Nëntor 2026

Përfundon procesi i votimit në Kukës, qytetarët zgjedhin kryebashkiakun e ri

Këtë të dielë qytetarët e Kukësit iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, mes Albert Halilajt nga Partia Socialiste dhe Emri Vata i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Ora 19 shënoi mbylljen e procesit të votimit dhe shifrat paraprake tregojnë se 41.76 përqind e qytetarëve ushtruan të drejtën e votës.

Procesi përgjithësisht ishte i qetë, sipas kreut te KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili shtoi  se po shqyrtojnë një ankesë nga përfaqësues së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në lidhje me prezencën në disa qendra të votimit të personave që mbanin shënim zgjedhësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›