E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfundon trajnimi mes Shoqatës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe Bazës Ajrore Farkë

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Ka përfunduar me sukses trajnimi i përbashkët mes Shoqatës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe Bazës Ajrore Farkë, me pjesëmarrjen e 20 ushtarakëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Forcat Ajrore bëjnë me dije se “gjatë dy ditëve intensive, pjesëmarrësit u trajnuan në përdorimin e pajisjeve individuale dhe kolektive për përballimin e zjarreve, përmes simulimeve reale të situatave emergjente”.

“Një hap i rëndësishëm drejt rritjes së gatishmërisë dhe sigurisë operacionale!”, njoftuan Forcat Ajrore.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›