E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgatitjet në Parkun antik të Antigonesë – Bashkëpunim me agjenci turistike për të tërhequr sa më shumë vizitorë

Në parkun antik të Antigonesë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik. Sipas përgjegjësit të këtij parku, është hartuar një plan për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik, ndërsa po bashkëpunohet edhe me agjenci turistike për të rritur numrin e vizitorëve.

“Agjencitë turistike të qytetit kemi nisur diskutimet që tu mundësojmë edhe atyre një lehtësim. Kemi bërë një plan masash për zjarret apo fatkeqësitë e tjera”, u shpreh Thoma Basho përgjegjës i Parkut.

Ndërkohë, një rëndësi të veçantë kanë edhe gërmimet arkeologjike, të cilat do të vijojnë në bazë të marrëveshjeve dhe planifikimeve të bëra, shton më tej drejtuesi i parkut.

“Kemi një marrëveshje me Universitetin e Maçëratës në Itali ku do të vijnë grupet e tyre të gërmimeve. Në lidhje me objektet që gjenden do të transferohen tek Muzeu Kombëtar”, tha ai.

Përmes këtyre përgatitjeve synohet jo vetëm rritja e numrit të vizitorëve, por edhe ruajtja dhe promovimi i mëtejshëm i vlerave historike dhe arkeologjike që mbart Parku Antik i Antigonesë.

Gazetare: L. Koçiu 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›