E Martë, 3 Nëntor 2026

Përmbyllet procesi i rindërtimit në Krujë, Rama dhe Balluku inspektojnë lagjen e re

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen e re në Krujë, banesat të cilat mbyllin procesin e rindërtimit në këtë bashki.

Gjatë inspektimit të lagjes së re, të ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, me parkime nëntokësore e sheshe pushimi, kreu i qeverisë është takuar me qytetarët të cilët morën çelësat e banesave të reja.

“Në lagjen më të re, e cila përmbyll Rilindjen e Krujës nga rrënojat e tërmetit shkatërrues, duke krijuar kushtet optimale që familjet të kenë sërish shtëpinë e tyre të re, të fortë e të bukur dhe falas, me infrastrukturë e hapësira të reja publike. Nuk kishit shumë besim, por ja erdhi kjo ditë”, tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›