E Martë, 3 Nëntor 2026

Përmbyset furgoni në aksin Fier-Levan, lëndohet drejtuesi

Një furgon pasagjerësh është përmbysur në aksin Fier- Levan.

Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.

Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore , ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të kryer tê gjitha veprimet proceduriale si dhe për të disiplinuar trafikun.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›