E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, dëme në bujqësi/ Gjirokastër, ekspertët rekomandojnë ndërhyrje për të zvogëluar erozionin

Tokat bujqësore janë dëmtuar ndjeshëm në  qarkun e Gjirokastrës si pasojë e rreshjeve intensive dhe daljes së lumenjve të paktën përgjate 2 muajve të fundit.

Specialisti i bujqësisë Balil Bineri tha se problematikat kanë qenë në disa pika por më të theksuara janë dëmet e rregjistruara në zonën e Kardhiqit në Gjirokastër si dhe në Iliras, pjesë e bashkisë Memaliaj.

Sipas tij ndërhyrja duhet të jetë e menjëhershme për të evituar pasojat që lidhen me erozionin.

Dëmet më të konsiderueshme në të mbjella kanë qenë në Gjirokaster por edhe në territorin e Bashkisë Dropull./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›