E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Durrës/ Rama: Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përmbytjeve që goditën qytetin e Durrësit ditët e fundit.

Në një shënim në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar akuzat e opozitës, duke deklaruar se e njëjta gjë me përmbytje ka ndodhur edhe në disa vende të tjera, por askush nuk ka fajësuar qeveritë e vendeve të tyre.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe Bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e më radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf,” tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›