E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Kosovë/ Pacarizi: Të evakuuara 6 familje. Masa për furnizim me ujë të pijshëm

Drejtori për Informim i Komunës së Malishevës, Artan Pacarizi, ka bërë të ditur se uji ka depërtuar në disa shtëpi, duke detyruar evakuimin e gjashtë familjeve. Ai tha se gjendja aktualisht është e rënduar, por nën kontroll, ndërsa niveli i ujit ka rënë dhe nuk ka rrezik për jetën e qytetarëve.

Komuna e Malishevës ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka ndërmarrë masa për furnizim me ujë të pijshëm.

“Uji ka depërtuar në disa shtëpi, ku disa banorë janë evakuuar. Momentalisht, gjendja është e rënduar, por e qetë. Niveli i ujit ka rënë me disa centimetra, dhe situata është nën kontroll. Nuk janë rrezikuar jetët e qytetarëve, dhe kjo është një lajm i mirë. Janë gjithsej 6 familje të evakuuara.

Komuna e Malisheves ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ne do të jemi vazhdimisht në terren. Janë marrë masa për furnizimin me ujë të pijshëm, pasi ai ka qenë i kufizuar.”

/ abcnews.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›