E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet në Teksas, shkon në 51 numri i viktimave, mes tyre 15 fëmijë

Ka shkuar në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, ndërsa kërkimet për personat e zhdukur vijojnë.

Mes viktimave janë edhe 15 fëmijë, sipas BBC.

Zona më e prekur është Qarku Kerr, ku kanë humbur jetën 43 persona dhe ku 27 fëmijë mbeten të zhdukur nga një kamp veror i krishterë i vendosur përgjatë lumit Guadalupe.

“Puna vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të gjenden të gjithë”, premtoi Larry Leitha, sherifi i Qarkut Kerr.

Deri më tani janë shpëtuar rreth 850 persona.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se administrata e tij po punonte ngushtë me autoritetet lokale për t’iu përgjigjur emergjencës.

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se Teksasi qendror mund të përballet me më shumë përmbytje këtë fundjavë.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se zona mund të përjetojë 5 deri në 12 cm gjatë fundjavës.

Pjesa më e madhe e operacioneve të shpëtimit është përqendruar në kampin veror të krishterë vetëm për vajza të quajtur Camp Mystic, i vendosur përgjatë brigjeve të lumit Guadalupe.

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, tha për BBC se shumica e vajzave të zhdukura ishin “nën moshën 12 vjeç”./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›