E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përmbytjet në Vlorë, KLSH nis auditimin për institucionet lokale

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në Qytetin e Vlorës.

Pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike.

Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve si dhe në terren.

Pritet që pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e pushtetit lokal, si dhe shkaqet që çuan në përmbytjet po ashtu edhe për menaxhimin e situatës nga institucionet përkatëse.

Auditimi i cili është ngritur me prioritet mbi situatën dhe në mënyrë emergjente, do të zgjasë disa ditë ku në fund do të jetë dhe raporti përkatës. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›