Përmbytjet në fushën e Maliqit, fermerët ende nuk janë dëmshpërblyer

Dy përmbytje masive në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe në Janar bënë që më tepër se 400 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit të ishin nën ujë, duke shkaktuar dëme të mëdha tek fermerët. Në atë kohë, ishte ministri i bujqësisë ai i cili premtoi dëmshpërblim për fermerët por kjo gjë ende nuk ka ndodhur.
Geni Fraholli, një nga fermerët e fshatit Sheqeras tregon se “gjithë prodhimi i mbjellë u dëmtua ndërsa dëmshpërblimet e premtuara ende nuk janë marrë”.
Një gjë të tillë e pranon edhe drejtori i bujqësisë në bashkinë e Maliqit, Aurel Zenullari kur thotë “se fermerët kanë të drejtë për kërkesën e dëmshpërblimeve të cilat ende nuk janë marrë”.
Në këtë situatë Bashkia e Maliqit ka hequr nga detyrimi i taksave vendore fermerët që tokën e kane ende nën ujë.
/rtsh.al/