Përndiqte gruan dhe shpërndante të dhënat në rrjete sociale, vihet në pranga 40 vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka ndaluar një shtetas 40 vjeçar. Ky person përndiqye dhe shpërndante të dhënat personale të një 48 vjeçare në rrjetet sociale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. Rr., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., 48 vjeçe, se ky shtetas e përndjek dhe shpërndan të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale.” / abcnews.al