E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përndoqi një qytetare, arrestohet 37-vjeçari në Kamëz

Policia ka arrestuar një  37 vjeçar, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme.

Në momentin që është vënë re nga Policia, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se 37-vjeçari është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë është dëmtuar.

Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›