E Diel, 1 Nëntor 2026

Përparim Rama kryeson në Prishtinë, reagon pas hapjes së kutive të para: Faleminderit nga zemra!

Pas mbylljes së procesit të votimit në Prishtinë ka nisur numërimi i kutive të votimit. KQZ në përditësimin e fundit ka bërë me dije se janë numër 30 kuti nga 268.

Nga numërimi i këtyre kutive kryeson Përparim Rama i LDK-së me 2994 vota, 37.24%. Pas tij renditet Hajrulla Çeko i LVV-së me 2667 vota, 33.18%. Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili ka marrë deri më tani 1983 Vota, 24.67%.

Kryetari i Prishtinws, Përparim Rama, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve duke falënderuar qytetarët.

Kryetari Rama krahas një fotografie të publikuar ka shkruar “Faleminderit nga zemra, Prishtina e zemrës”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›