E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasen dy automjete në Lezhë, një nga makinat përfundon në kanal, nuk ka të lënduar

Një aksident  ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje në kryqëzimin e Gjadrit, por fatmirësisht pa të lënduar.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin  teksa lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër.

Nga verifikimet paraprake, drejtuesit e mjeteve nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, por besohet se shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar e njërit prej shoferëve.

Si pasojë e përplasjes një prej automjeteve ka përfunduar në kanalin anës rrugës, ndërsa makina tjetër është dëmtuar në pjesën e përparme të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›