E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy helikopterë në New Jersey, një viktimë

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi dy helikopterë u përplasën në ajër në shtetin e New Jersey-t.

Aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 11:25 të paradites me orën lokale, mbi aeroportin komunal të Hammonton-it, njoftoi shefi i policisë lokale, Kevin Friel. Ekipet e emergjencës u përgjigjën menjëherë pas raportimit të përplasjes ajrore.

Policia dhe zjarrfikësit shuan flakët që kishin përfshirë njërin prej helikopterëve. Një person u shpall i vdekur në vendngjarje, ndërsa tjetri u transportua në spital në gjendje kritike, në rrezik për jetën.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) e përshkroi ngjarjen si një përplasje në ajër midis një helikopteri Enstrom F-28A dhe një Enstrom 280C. Sipas autoriteteve, në secilin helikopter ndodhej vetëm piloti.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›