E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përplasen dy makina në Milot, tre të plagosur

Një aksident është shënuar rreth orës 16:30 në rrugën e Kombit pranë urës së Zogut në Milot.

Dy automjete, një fuoristradë dhe një kamionçinë, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për shkaqet e aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›