E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasen dy mjete lundruese në Koman, 5 persona të dëmtuar

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në liqenin e Komanit, në zonën e Vaut të Dejës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, ku dyshohet se dy mjete lundruese janë përplasur aksidentalisht me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Personat e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Të gjithë personat që ndodheshin në dy mjetet janë nxjerrë në kalatën e Komanit me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›