Përplasën makinat dhe më pas kërciti arma, si ndodhi plagosja në Shkodër! Arrestohet autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në njësinë administrative të Postribës. I plagosur ka mbetur Çel Shabaj.
Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvataj mëson se policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes. Mësohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit.
Sipas gazetarit Kolvataj autori dhe i plagosuri kanë përplasur makinat në askin rrugor të Prekalit në njësinë administrative Postribë.
Pas debatit me fjalë autori ka nxjerrë armën dhe e kqa qëlluar Çelj Shabajn në këmbë duke e lënë të plagosur. /Vizionplus.tv/