E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasi me makinë 7-vjeçaren, arrestohet në Vlorë i riu nga Puka

Një 23-vjeçar është arestuar në Vlorë, pasi ka aksidentuar një të mitur. 7-vjeçarja është dërguar drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

“Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin  R. A., 23 vjeç, banues në Pukë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sarandë-Skërficë”, duke drejtuar automjetin e markës “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin L. H., 37 vjeç, banues në Dibër. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në automjetin “Citroen”, shtetasja e mitur 7-vjeçare, e cila u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar”, njofton policia. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›