E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasi për vdekje me makinën e saj këmbësorin në Shkodër, arrestohet 24-vjeçarja

Policia e Shkodrës ka arrestuar 24-vjeçaren S.S e cila një ditë më parë përplasi me automjetin  që drejtonte një kalimtar. 

Ngjarja ndodhi paraditen e së premten në aksin “Shkodër – Hani i Hotit”, ku automjeti me drejtuese shtetasen S. S.,  24 vjeçe përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 24-vjeçaren, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›