E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasja e dy mjeteve lundruese në Koman, dy helikopterë transportojnë të plagosurit në spitalin e Shkodrës

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në Liqenin e Komanit si pasojë e përplases së dy mjeteve lundruese.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 15:15 të kësaj të mërkure, ndërsa personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, dy helikopterë kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit të Shkodrës.

Fatmirësisht, ata kanë marrë dëmtime të lehta./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›