E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përplasja e një cisterne nafte me një anije mallrash në Detin e Veriut, nxirren 32 persona në breg

Një cisternë nafte dhe një anije mallrash kanë shpërthyer në flake, pasi u përplasën në Detin e Veriut në brigjet e Lincolnshire.

Sipas mediave të huaja, deri më tani, 32 persona janë nxjerrë në breg, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

Një helikopter shpëtimi i rojes bregdetare nga Humberside, një avion, anijet aty pranë me aftësi zjarrfikëse dhe varka shpëtimi janë dërguar nga Skegness, Bridlington, Mablethorpe dhe Cleethorpes.

Alarmi u ngrit fillimisht në orën 09:48 të mëngjesit të sotëm dhe tashmë inspektorët detarë po mbledhin prova për të përcaktuar hapat e ardhshëm.

Cisterna e naftës quhet Stena Immaculate dhe po lundronte nën një flamur amerikan, ndërsa anija e mallrave quhet Solong dhe është me flamur portugez.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›