E Premte, 6 Nëntor 2026

Përplasja me Veliajn dhe protestat e fuqishme studentore, Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të PS

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 14 nëntor, në një moment të tensionuar politik për mazhorancën.

edi rama asambleja e ps  (2)

Mbledhja zhvillohet në një kohë kur vijojnë protestat kundër qeverisë, ndërsa zgjedhjet vendore janë dekretuar të mbahen më 9 maj 2027.

Në fokus pritet të jetë edhe përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky i fundit ka publikuar nga burgu i Fierit disa shënime, në të cilat pretendon se përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, i janë përcjellë kërkesa për të pranuar përfshirjen në protesta, për të hequr dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe për të ndërprerë bashkëpunimin me avokatin Plarent Ndreca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›