E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasja me armë në Maliq/ Efektivi i plagosur vijon në gjendje të rëndë, autori jashtë rrezikut për jetën

Gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në ngjarjen e së enjtes në Maliq mbetet e pandryshuar.

Efektivi i policisë, Edison Adri, pas ndërhyrjes kirurgjikale në nofull, është transferuar në repartin e reanimacionit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm.

Ndërsa autori i dyshuar, Violand Braçellari, është jashtë rrezikut për jetën.

Të dy të plagosurit po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe vijojnë të mbahen nën monitorimin e stafit shëndetësor./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›