E Martë, 3 Nëntor 2026

Përplasje Osmani-Kurti ? Presidenca: Qeveria nuk u konsultua me ne për letrën në KiE

Qeveria e Kosovës, nuk është konsultuar me presidenten e vendit Vjosa Osmani për letrtën që dërgoi në KiE, ku u zotua se do të hartojë dhe dërgojë në gjykatë kushtetuese draftin për asosiacionin e komunave me shumicë serbe.

Kështu ka deklaruar për media, këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani uk e përkrah këtë letër. Presidentja përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës. Kjo letër nuk është e tillë”, këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.

Ndërsa Serbia e ka quajtur këtë veprim një mashtrim të rradhës të kryeministrit Albin Kurti dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Nga Samiti i liderëve të Ballkanit perëndimor në Mal të zi, presidenti Aleksandër Vucic tha se Kosova nuk mund të hartojë një draft statut të tillë pa dakordimin e Serbisë.

“Kush jeni ju ta dorëzoni një draft-statut? Marrëveshja e Brukselit është mjaft e qartë, se ai tekst duhet të bëhet me pajtimin e Serbisë. Ose të paktën sic kemi rënë dakord konceptualisht dhe në parim që ai tekst të bëhet nga BE”, tha Aleksandër Vuçiç.

Edhe kryenegociatori i Serbisë Petar Petkoviç etha se ky është nië mashtrim i kryeministrit kurti për të shmangur detyrimet që ai ka ndaj dialogut.

Edhe pse më herët kishte refuzuar, qeveria e Kosovës njoftoi këtë të enjte përmes një letre këshillin e europës se do të hartojë e do të cojë në gjykatë kushtetuese një draft për asosacionin e komunave me shumicë serbe.

Ky vendim vjen pas kushteve të reja që disa vende si Franca e gjermania i vendosën Kosovës për tu bërë anëtare e KiE./vizionplus.tv/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›